DISKUTIM PUBLIK PËR DRAFT UDHËZIMIN ADMINISTRATIV TË MASHTI PËR FINANCIMIN E INSTITUCIONEVE PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË BAZUAR NË PERFORMANCË

22 Janar, 2024

Të nderuar/a,

Bazuar në nenin 32 të  Rregullores Nr. 09/2011 të Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, përmes këtij komunikimi bashkangjitur ju dërgojmë për diskutim publik:

UDHËZIM ADMINISTRATIV (MASHTI) PËR FINANCIMIN E INSTITUCIONEVE PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË BAZUAR NË PERFORMANCË, të hartuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit / Departamenti i Arsimit të Lartë / Divizioni për zhvillim dhe cilësi në arsimin e lartë.

Komentet rreth Udhëzimit Administrativ për Financimin e Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë bazuar në performancë, i cili i draft është në diskutim publik, sipas afateve ligjore të përcaktuara  me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, mund ti bëni deri më 31.01.2024.

Ju lutemi që komentet tuaja për UA ti dërgoni tek z. Bekim Samadraxha, udhëheqës i divizionit  për zhvillim dhe cilësi në arsimin e lartë në MASHTI, në adresën elektronike  [email protected]

Shih dokumentin ku mund ti bëni komentet e juaja: Drafti final i Udhëzimit Administrativ për financimin e IALP në bazë të performancës