Caritasi zviceran mban punëtori në Fakultetin e Edukimit të UKZ-së

30 Shtator, 2020

Në kuadër të projektit “SHPRESE”, i përkrahur nga Caritasi Zviceran në bashkëpunim me Universitetin “Kadri Zeka”, respektivisht Fakultetin e Edukimit, pas krijimit të  klasës parashkollore, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të edukatorëve të ardhshëm në edukimin parashkollor rreth qasjeve bashkëkohore në Arsimin Parafillor, sot është mbajtur punëtori.

Gjatë kësaj punëtorie për stafin e Fakultetit të Edukimit dhe studentëve, janë  prezantuar pajisjet (inventarin dhe lodrat) qe i përkasin kësaj klase parafillore dhe me  qëllim të  shkëmbimit të përvojave për mënyrën e përdorimit të tyre,  ku me pas ato përvoja të ndahen edhe me studentet.

Me këtë rast prorektori për bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, Dekani i Fakultetit të Edukimit Prof. Asoc. Dr. Merxhan Avdyli i kanë falënderuar përfaqësuesit e ‘’Caritasit zviveran’’, respektivisht Shukrije Lecaj dhe Sahare Reçica Havolli, të cilët udhëhoqën punëtorinë në fjalë, për mbështetjen, derisa janë shprehur të kënaqur me gatishmërinë për krijimin e klasës për parashkollorë, me qëllim të përmirësimit të cilësisë në mësimin praktikë për programin  parafillor të Universitetit “Kadri Zeka”.

Ndryshe, si rezultat i këtij projekti, një klasë është pajisur me inventarë dhe pako të lodrave nga druri, që do të shërbej për realizimin e aktiviteteve dhe punës praktike të studentëve të UKZ-së. Kjo klasë jo vetëm që do të përdoret për ligjëratë, por nën të njëjtin ambient do të zhvillohet edhe praktika me studentët.