AKA mbanë një sesion informues me IAL për metodologjinë e monitorimit dhe procedurat pas-akredituese

15 Korrik, 2022

Agjencia e Kosovës për Akreditim ka mbajtur një sesion informues me IAL të Republikës se Kosovës për metodologjinë e monitorimit dhe procedurave pas-akredituese.
Nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë marrur pjesë drejtoresha e zyrës për Zhvillim Akademik dhe Cilësi Fitore Malaj Avdyli dhe profesori Arben Sahiti.
Gjatë sesionit prezantimi përfshiu të gjitha detajet relevante mbi metodologjinë, duke përfshirë edhe shpjegime mbi proceset specifike, si dhe dallimet kryesore mes dy procedurave.
Gjithashtu IAL-ve i’u është ofruar mundësia për të bërë pyetje dhe për t’i adresuar shqetësimet e tyre. Një sesion tjetër informues do të organizohet në muajt në vijim për të ofruar informatat e njëjta edhe për IAL-të të cilat nuk kanë arritur të marrin pjesë.
Ky sesion është organizuar me mbështetjen e projektit QAINT i implementuar nga Qendra për Arsim e Kosovës dhe AKA.