Pagesa e Shkollimit
Studentët paguajnë kompensim për studime në shumë të caktuar për vitin përkatës të studimeve. Pagesat përcaktohen në bazë semestrale.
Shumat e pagesave janë të përcaktuara nga Universiteti në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Tekologjisë së Republikës së Kosovës, fletpagesat nxirren online nga llogaria elektronike e secilit student ose nga ueb-faqja zyrtare e universitetit dhe pagesat kryhen në institucionet financiare të Republikës së Kosovës.
Në vijim ju paraqesim shumat e përcaktuara të pagesave për studentët sipas niveleve të studimit dhe shërbimeve.
Për studentët e nivelit bachelor:
- Pagesa semestrit për studentët e rregullt është 25€
- Pagesa për provim pranues është 2.5€
- Pagesa për certifikatë të notave është 2.5€
- Pagesa për certifikatë të diplomës është 5€
- Pagesa për secilin provim/notë të transferuar është 0.5€
- Pagesa për diplomë është 5€
- Pagesa për diplomë duplikat është 25€
- Pagesa për ndërrim fakulteti/departamenti është 20€
Për studentët e nivelit master:
- Pagea e semestrit për studentët e rregullt është 150€
- Pagea e për provim pranues është 5€
- Pagesa për certifikatë të notave është 2.5€
- Pagesa për certifikatë të diplomës është 5€
- Pagesa për secilin provim/notë të transferuar është 5€
- Pagesa për diplomë është 5€
- Pagesa për diplomë duplikat është 25€
- Pagesa për paraqitjen e provimeve është 2.5€
- Pagesa për mbrojtjen e diplomës është 100€
- Pagesa për certifikatë për njohjen e gjuhëve: shqipe, angleze, gjermane, fringe, turke është 125€
- Pagesa për provim plotësues për regjistrimin e studimeve postdiplomike është 5€