Në UKZ u zhvillua Gara Universitare në Shkenca Kompjuterike 2024

29 Qershor, 2024

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka”  u zhvillua Gara Universitare në Shkenca Kompjuterike nën udhëheqjen e Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku.

Me datë 27 Qershor 2024 garuan studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kurse me datë 28 Qershor 2024 garuan Maturantët nga Shkollat e Mesme nga Gjilani, Rajoni dhe më gjere.

Në kuadër të këtyre garave u mbajtën testet individuale dhe ato grupore, me theks te veçantë në Programim, Algoritme, Rrjeta Kompjuterike dhe Pyetje Logjike. Këto gara u  mentoruan nga komisione të ndara veçmas për studentë dhe nxënës.

Më pas Komisioni vlerësues vlerësoj në ditën e parë dhe të dytë te garave punën e studentëve dhe nxënësve në testimet individuale dhe grupore.

Pas vlerësimeve, në ditën e dytë të garave u shpallën fituesit e tri vendeve të para.

Nga studentët garues, fitues dolën grupet si në vijim:

Vendi i parë:
Arta Hetemi
Denis Aliti
Erlete Baliqi
Fitim Myrtaj

Vendi i dytë:
Alkete Miftari
Alma Hoxha
Lorjana Maliqi
Avdi Ajvazi

Vendi i tretë
Donesa Shala
Blendi Limoni
Agon Osmani
Zekerija Murati

Nga nxënësit-maturant garues, fitues dolën grupet si në vijim:

Vendi i parë:
Erblin Baliqi
Melos Halili
Puhize Shillova

Vendi i dytë:
Aulon Miftari
Erdi Latifi
Blend Arifi

Vendi i tretë :
Drin Piraj
Klesta Qehaja
Jonida Gashi
Gren Ramadani

Në përmbyllje të Garës Universitare për Shkenca Kompjuterike, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, shpërndau certifikatat për fituesit e garës dhe i falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në garë, duke ju uruar suksese në botën akademike, shkencore dhe atë profesionale, si dhe u kërkoi pjesëmarrësve që të përgatiten edhe më shumë për garat e radhës.

Gjithashtu, falënderoj Dekanen e FSHK-së Prof. Asoc. Dr. Lindita Nebiu Hyseni, Prodekanen e FSHK-së Prof. Ass. Dr. Afërdita Ibrahimi, asistentet e angazhuar Buen Bajramin dhe Fortesa Vranjen, si dhe gjithë Stafin Akademik për bashkëpunimin në organizimin dhe mbarëvajtjen e Garës Universitare në Shkenca Kompjuterike.

Ne fund Rektori Dermaku, njoftoi të pranishmit, se këto gara do të jenë tradicionale dhe do të mbahen çdo vit, por nga vitet e ardhshme garat do te zgjerohen edhe në fakultetet dhe fushat e tjera.