Me ftesë të drejtuesve të Koalicionit European EU STEM, prof. dr. Xhevdet Thaqi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Aplikative në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka marrë pjesë në takimin e EU STEM Coalition Task Force për Ballkanin Perëndimor në Dubrovnik.
Qëllimi i kësaj platforme është të formësohen politikat dhe praktikat arsimore STEM që nxisin rritjen ekonomike, mundësitë dhe mirëqenien për të gjithë.
Gjatë këtij takimi të EU STEM Colation, Dekani Thaqi, prezantoi strukturën e programeve studimore të UKZ, me theks në fushat e Teknologjisë Informatike, Matematikës, Shkencave të natyrës dhe sistemeve të kontrollit të cilat zhvillohen në UKZ. Qëllimi i këtij takimi ishte që të gjenden forma të aktiviteteve dhe projekteve në mënyrë që së bashku me politikë bërësit, ofruesit e arsimit të lartë dhe industrinë, të punohet në promovimin e mënyrave të reja të dhënies së arsimit të këtyre fushave dhe gjetjes së zgjidhjeve të bazuara në dëshmi dhe aftësitë nga STEM.
Në këtë takim u theksuan edhe sfidat siç është zvogëlimi i të interesuarve për të studiuar dhe për t’u aftësuar në fushat e STEM, deri te nxitja e mënyrave të reja në të cilat institucionet arsimore, kompanitë dhe qeveritë mund të bashkëpunojnë, në ofrimin e një forumi unik dhe qendër të njohurive për të dhëna dhe analiza, për ndarjen e praktikave më të mira dhe mbështetje të drejtpërdrejtë, sa here që të interesuarit e shohin të nevojshme.
Në takimin e Koalicionit European EU STEM, morën pjesë edhe përfaqësues nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bullgaria dhe Holanda.
Rrjeti i institucioneve evropiane EU STEM Coalition, është një rrjet mbarë evropian që punon për të ndërtuar arsimim më të mirë STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë) në Evropë.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan