Viti 2021 në Universitetin “Kadri Zeka” Gjilan, po vazhdon me suksese falë angazhimit të jashtëzakonshëm nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar, të udhëhequr nga Prorektori Dukagjin Leka.
Së fundmi UKZ ka marrë thirrje zyrtare nga Universiteti Novo Mesto nga Sllovenia për Konferencën “Challenges of Globalization and the Socio-Economic Environment of the EU” (Sfidat e Globalizimit dhe Mjedisi Social-Ekonomik i BE-së) e cila do të mbahet me datën 20.05.2021 në Universitetin Novo Mesto në Slloveni.
Së shpejti UKZ si pjesë e “Internationalization Process” do të nënshkruaj edhe Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin “Novo Mesto”, ku janë duke u detajuar pikat e fundit të marrëveshjes.
UKZ falënderon të gjithë për kontributin e tyre të dhënë për ndërkombëtarizimin e institucionit.
Për informata të hollësishme rreth thirrjes së Konferencës nga Novo Mesto University klikoni në: Invitation to Conference
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan