Gjatë punëtorisë së projektit QUADIC, janë diskutuar tri paketa ku pjesëmarrësit e 18 institucioneve që janë pjesë e projektit, kanë biseduar dhe prezantuar planin e veprimit.
Në ndërkohë për të parë rrjedhën e punëtorisë së projektit në fjalë, në UKZ ka qëndruar në një vizitë Prof. Dr. Ali Jashari, Rektori i Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë. Ai është pritur në takim nga Sekretari i Përgjithëshëm i Universitetit “Kadri Zeka”, Vaxhid Sadriu dhe profesori Bahtijar Kryeziu.
Derisa, punëtoria e projektit QUADIC ka vazhduar me aktivitetin e saj, është prezantuar paketa e 5 që ka pasur për diskutim trajnimin në të gjitha nivele për stafin drejtues dhe mësimdhënësit në shkrimin e projektit, trajnimin për menaxhimin e projekteve të stafit në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mobilitetet, trajnimin e stafit administrativ në administrimi i mobilitetit të studentëve dhe stafit. Partnerët në projekt janë dakorduar që në aktivitetet e lëvizshmërisë të përfshihen sa më shumë studentë, sepse sipas tyre kjo është mjaft e rëndësishme , pasi që në këso raste rritet edhe vlera e rezultateve, ku studentët mund të përfitojnë nga bashkëpunimet e ndërsjellat universitare.
Paketa 6, përfshinë zhvillimin strategjik, ku është paraparë që Anëtarët e Komitetit Drejtues të projektit, të mblidhen në punëtori për të punuar në vizionin e IC / PM, misioni dhe strategjitë. Në këto ngjarje, pjesëmarrësit do të bien dakord për nisma të përbashkëta (përfshirë Rrjetin e Bashkëpunimit Rajonal në Arsimi i Lartë), propozime projektesh të përbashkëta për financim nga BE, strategjitë për ndërkombëtarizim dhe bashkëpunim, programet e mundshme të përbashkëta rajonal dhe ndërkombëtar, lehtësimi i njohjes së ndërsjellë të kredive, partneriteteve të reja, praktikat inovative dhe më të mira në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe menaxhimin e projektit, etj.
Paketa e 7 ka të bëjë me themelimin e Shoqatës së IAL – Vendosja e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve e projektit si dhe brenda partnerëve e rrjetit. Po ashtu gjatë kësaj pakete është biseduar rreth zhvillimit të mekanizmave për arsim dhe shkëmbime shkencore ndërmjet partnerëve e konsorciumit, me mjetet e dakorduara të koordinim / komunikim, rrjetëzim. Organizimi i punëtorive për burimet njerëzore, për përdorimin e teknologjisë, statusi i IRO-së brenda universiteteve si dhe lidhjet e IRO-së me organizata të ndryshme.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan