Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës ka organizuar konferencën me temën: “Universiteti, Politika dhe Vlerat e Arsimit të Lartë”.
Në këtë konferencë Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, ka paraqitur kumtesën e tij me tematikë: “Arsimi i lartë në Kosovë dhe politika”.
Rektori dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë pasur takim me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, me të cilën kanë biseduar për çështje të rëndësishme që duhet të merret sikurse MASHTI por edhe UKZ.
Delegacioni i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan kryesuar nga Rektori Bajram Kosumi, gjithashtu kanë pasur një takim edhe me Ambasadoren e BE-së, Nataliya Apostolova, me të cilën është biseduar rreth Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe projekteve që UKZ tashmë është duke punuar, siç janë, rezultatet në Programin Erasmus+.
Ndryshe gjatë Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, me temën: “Universiteti, Politika dhe Vlerat e Arsimit të Lartë”, kanë patur fjalën e tyre edhe Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, Hykmete Bajrami, Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës, Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së, drejtues tjerë të UP në Kosovë, si dhe ambasadorë e përfaqësues të tjerë diplomatikë.
Ky organizim është bërë në kuadër të 50 vjetorit të shënimit të Universitetit ”Hasan Prishtina” në Prishtinë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan