Misioni

 

Tempull i dijes i cili kultivon nxënien dhe zhvillimin e dijeve, nxit mendimin kritik dhe shpirtin e ndërmarrësisë për hulumtime të reja, të cilat e ndihmojnë zhvillimin shoqëror dhe atë teknologjik, përgatit të rinj të përgjegjshëm dhe profesionalisht të aftë për të qenë pjesë e një shoqërie virtuale dhe globale, pjesë e një tregu të hapur të punës dhe njëkohësisht, model për anëtarët e tjerë të shoqërisë.

Ky mision është i mbështetur në disa shtylla: mësimi dhe dija; shoqëria moderne dhe konkurrenca lojale; tregjet moderne të punës; mendimi kritik, hulumtues dhe ndërmarrës.

Ky mision është koherent me misionin e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me Ligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, me Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë 2017-2021 (shih: https://masht.rks-gov.net/uploads/2017/02/20161006-psak-2017-2021_1.pdf ) dhe me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2016-2021 (SKZH) (shih: http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Strategjia_Kombetare_per_Zhvillim_2016-2021_Shqip.pdf ).

Po ashtu, misioni publik i UKZ është koherent edhe me:

  1. Zonën Evropiane të Arsimin të Lartë (European Higher Education Area  EHEA – http://www.ehea.info/ );
  2. Hapësirën/ Zonwn Evropiane të Kërkimeve Shkencore;
  3. Udhëzimet e Komisionit Evropian për Arsimin e Lartë; ( Shih: https://enqa.eu/indirme/esg/ESG%20in%20Albanian_by%20KAA.pdf )
  4. Deklaratën e Bolonjës;  ( Shih https://uni-gjilan.net/wp-content/uploads/2020/12/1999_Bologna_Declaration_English_553028.pdf )
  5. Standardet dhe Udhëzimet për Sigurimin e Cilësisë në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë (SUE) (Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, AESC);
  6. Konventën e Lisbonës

(https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX%3A12007L%2FTXT).

  1. Plani Kombwtar pwr zbatimin e MSA 2020-2024, Neni 107 (http://mei-ks.net/repository/docs/1_pkzmsa_miratuar_nga_kuvendi_final_.pdf )