Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është një institucion i përkushtuar ndaj ofrimit të arsimit të lartë dhe përgatitjes së profesionistëve në fusha të ndryshme. Aktualisht, Universiteti ka gjashtë fakultete:
o Fakulteti i Edukimit
o Fakulteti Juridik
o Fakulteti Ekonomik
o Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
o Fakulteti i Shkencave Aplikative
o Fakulteti i Shkencave Sociale
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” (UKZ) në Gjilan u themelua me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr. 118/03 më 6 mars 2013 dhe u miratua nga Kuvendi më 30 maj 2013, me qëllimin e zhvillimit të arsimit të lartë universitar, kërkimeve shkencore, dhe krijimtarisë artistike. Themelimi i UKZ-së mundësoi përfshirjen e studentëve nga rajoni i Gjilanit, Lugina e Preshevës dhe zona të tjera. Më 31 tetor 2013, në mbledhjen e VIII të Këshillit Themelues, u propozua që Universiteti Publik i Gjilanit të marrë akronimin UKZ, që u miratua nga MASHT-i më 13 nëntor 2013.
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” është pasues nga Shkolla e Lartë Pedagogjike që ka bërë përgatitjen e mësimdhënësve duke filluar nga gjysma e dytë e viteve të gjashtëdhjeta (1958)
- UKZ gjeti Fakultetin e Edukimit të konsoliduar dhe me vendimin e Këshillit Themelues, Fakulteti i Edukimit u shndërrua në njësi përbërëse të universitetit.
- Në shtator 2004, Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore për Qendrën e Fakultetit të Edukimit në Gjilan. Kjo qendër më pas u bë pjesë e Universitetit Publik “Kadri Zeka”.
- Me vendimin nr. 33/01 të datës 7 maj 2003, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vendosi që Fakulteti i Edukimit, me qendrat në Prishtinë, Gjakovë, Prizren dhe Gjilan, të fillonte zbatimin e programit për përgatitjen e mësimdhënësve të ciklit të mesëm të ulët.
- Në vitin 2001, Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore të mbështetura në Deklaratën e Bolonjës për nivelin Baçelor. Nga viti akademik 2002/2003, Fakulteti i Edukimit u themelua dhe nuk u regjistruan më studentë në programet e Shkollës së Lartë Pedagogjike
- Në vitin shkollor 1980/81, Qendra për Arsimin e Lartë të Mësimdhënësve u transformua në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Skënderbeu”, e cila kishte dy grupe mësimore: Grupi për Edukatore të Enteve Parashkollore dhe Grupi për Mësim Klasor (Fillor).
- Në vitin 1978, kjo akademi u shndërrua në Qendër për Arsimin e Lartë të Mësimdhënësve. Në vitin akademik 1978/79, filluan të funksiononin grupet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe Matematikë-Fizikë,
- Akademia Pedagogjike u themelua me vendimin nr. 01-61-12 të Kuvendit Komunal të Gjilanit më 18 shtator 1973, duke filluar punën më 25 dhjetor 1975.
- Përgatitja e mësimdhënësve në Gjilan filloi në gjysmën e dytë të viteve 1950, konkretisht më 1958, në nivel të shkollave të larta.