Pse UKZ

Me rreth 6000 mijë student, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan  ndjek përsosmëri në hulumtim dhe mësimdhënie.

Edukimi i studentëve me të arriturat më bashkëkohore të shkencës, teknologjisë, kultivimi i shpirtit ndërmarrës dhe krijues, e bënë Universitetin “Kadri Zeka” të  gatshëm për t’u përballur me sfidat e së ardhmes në një botë dinamike dhe në ndryshim të përhershëm në tregun e punës.

Stafi Akademik dhe Administrativ i Universitetit “Kadri Zeka” është një vend frymëzues, i cili tërheq studiuesit më të mirë në vend dhe  rajon.

UKZ si anëtar i  disa organizatave ndërkombëtare kërkimore i takon institucioneve më prestigjioze në vend dhe më gjerë, duke nxjerrë në pah bashkëpunime me Universitete brenda dhe jashtë Kosovës.

UKZ nxit bashkëpunimin ndërkombëtar në hulumtim dhe mësimdhënie, dhe promovon shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik. Në kuadër të kësaj janë studentët, asistentët dhe profesorët të cilët mund të fitojnë bursë studimore si pjesë e aktiviteteve universitare me karakter ndërkombëtar.

Disa studentë dhe asistentë kanë përfituar bursa nga projektet tona me Erasmus+ dhe kanë kryer studime, si në Universitetin e Lubjanës në Slloveni, atë të Splitit në Kroaci, të Universitetit të Leonit në Spanjë, në Katovicë të Polonisë, në Sofje të Bullgarisë, në Paterborn të Gjermanisë dhe vende tjera të Bashkimit Evropian.

Studentët tanë, krahas mësimit, kanë mundësinë e realizimit të projekteve të ndërlidhura me tregun e punës dhe me punë konkrete. Studentët tanë janë pjesë e Konferencave  Rinore – Shkollave Verore, organizimeve të ndryshme ndërkombëtare.

Studentët e UKZ-së kanë filluar të printojnë elementet e para në 3D.

Kështu, UKZ po hyn ngadalë por sigurt në ekonominë dhe në tregun e vendit.

Në planin e hulumtimit dhe të bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar, UKZ është pjesë e tri projekteve të Erazmus+: Projekti REBUS, Projekti EUFORIA, GREEN TECH dhe një projekti Kosovë-Austri- projekti HERAS.

Është themelues dhe anëtar i Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit (BUA), dhe anëtar i Asociacionit të Mësimdhënësve Evropianë (ATEE).