Zhvillohet vizita monitoruese për projektin erasmus + “ResearchCult project”

22 Prill, 2021

Rektori i Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Dr. Bajram Kosumi së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Dukagjin Leka dhe  zyrtarët Luljete Berisha e Betim Berish, kanë pritur në një takim punë, Jehona Lushaku Sadriu, Koordinatore e zyrës  së  Erasmus+ në Kosovë, si dhe Blerina Zijaqa, zyrtare në Erasmus+.

Qëllimi i takimi kishte karakter monitorues për projektin ResearchCult të koordinuar nga Kolegji IBCM.

Gjatë këtij takimi përfaqësueset e zyrës së Erasmus, janë njoftuar rreth aktiviteteve të projektit në fjalë, zhvillimit dhe implementimit të tij.

Në kuadër të projektit, UKZ ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e tij, duke nisur nga takimi i parë i partnerëve, punëtoria për stafin e hulumtimeve shkencore të organizuar nga Universitetit i Sapienzes ne Rome, pastaj në punëtorinë mbi zhvillimin e Planit Zhvillimore për Hulumtime shkencore.

Si e arritur më e madhe është blerja e softwerit për anti plagjiarizëm dhe krijimi i qasjeve për stafin e UKZ si dhe aksesi në platformën EBSCO.

Përfaqësues nga zyra e Erasmus + në Kosovë u ndanë të kënaqur me punën e zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar.

Projekti ResearchCult i koordinuar nga Kolegji IBCM ka të bëjë më ngritjen e kulturës së hulumtimeve shkencore nëpër universitetet në Kosovë.

Projekti do të zgjas deri më 2023.