Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Dukagjin Leka, së bashku me zyrtaren për marrëdhënie me jashtë Luljete Berisha, kanë pritur në një takim punë, Jehona Lushaku Sadriu, Koordinatore e zyrës së Erasmus+ në Kosovë, si dhe Blerina Zijaqa, zyrtare në Erasmus+.
Qëllimi i takimi kishte karakter monitorues për projektin QUADIC – Quality development of international cooperation and project management, projekt ky i fituar nga UKZ në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practics.
Prorektori Leka, gjatë takimit i ka njoftuar përfaqësueset e zyrës së Erasmus, rreth aktiviteteve të projektit në fjalë, zhvillimit dhe implementimit të tij.
Kurse përfaqësues nga zyra e Erasmus + në Kosovë u ndanë të kënaqur me punën e zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar.
Projekti QUADIC, është i pari i këtij lloji në Kosovë, që ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare , ku Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan është koordinator i projektit, derisa financohet nga Komisioni Evropian dhe kap vlerën rreth 1 milion euro.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan