Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Dukagjin Leka, së bashku me bashkëpunëtorët tij, kanë pritur në një takim punë, Jehona Lushaku Sadriu, Koordinatore e zyrës së Erasmus+ në Kosovë, si dhe Blerina Zijaqa, zyrtare në Erasmus+.
Qëllimi i takimi kishte karakter monitorues për projektin “Drejt një sistemi të orientuar për cilësi të arsimit fillestar për të rritur profesionalizmin e mësuesve në Kosovë-QATEK” (QATEK- Towards Quality Oriented System of Initial Teacher Education to Increase Teacher Professionalism in Kosovo).
Prorektori Leka, gjatë takimit i ka njoftuar përfaqësueset e zyrës së Erasmus, rreth aktiviteteve të projektit në fjalë, zhvillimit dhe implementimit të tij.
Kurse përfaqësues nga zyra e Erasmus + në Kosovë u ndanë tejet të kënaqur me punën e zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar.
Projektit QATEK, që ka për qëllim ndërtimin e mekanizmave të sigurimit të cilësisë në përgatitjen e mësuesëve të rinj.
Projekti QATEK mundësohet nga fondet e Bashkimit Evropian të programit ERASMUS + dhe kap vlerën rreth 1 milion euro.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan