Zgjidhet Kryesuesi dhe Zëvendës Kryesuesi i Këshillit Drejtues në UKZ

20 Dhjetor, 2023

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan më datë 19.12.2023 u zgjodh Kryesuesi dhe Zëvendës Kryesuesi i Këshillit Drejtues (KD). Kryesuesi dhe Zëvendës Kryesuesi i KD, u zgjodhën nga radhët e anëtarëve të caktuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, siç parashihet me dispozitat ligjore në fuqi dhe aktet normative të Universitetit.

Kryesuese e KD-së, me mandat një vjeçar u zgjodh, PhD Cand. Arta Istrefi-Jahja, ndërsa Zëvendës Kryesues, Dr. Techn. Ilir Gjinolli.

Anëtarët e KD-së kanë uruar  Kryesuesen dhe Zëvendës Kryesuesin, duke thënë se të gjithë së bashku do të vazhdojmë të punojmë për ti quar përpara proceset e zhvillimit të Universitetit

Kryesuesja dhe Zëvendës Kryesuesi, falënderuan anëtarët e KD-së për besimin, duke thënë se do të kryejnë të gjitha punët me nderë dhe përgjegjësi në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Ata u zotuan se do të respektojnë Statutin e Universitetit, Ligjin mbi Arsimin e Lartë si dhe do të punojnë me përkushtim maksimal.

Këshilli Drejtues është organi kryesor qeverisës i universitetit dhe ka përgjegjësi të përgjithshme strategjike për funksionimin efektiv institucional të universitetit.