Njoftojmë studentët dhe nxënësit se është zgjatur afati për aplikim në Garat Universitare në Shkenca Kompjuterike – 2024, si vijon:
Shihni më poshtë Njoftimin e plotë:
🚀 Thirrje për studentët aktual të FSHK-së në UKZ dhe Maturantët e viti 2024! 🚀
A jeni gati të tregoni aftësitë tuaja, dhe të zgjidhni probleme sikurse ato reale?
Bashkohuni me ne në Garen e Shkencave Kompjuterike Universitare 2024 nëse jeni student aktual në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ose nëse jeni Maturant i vitit 2024!
GARA PËR STUDENTË:
Gara për studentët do të jetë 1 DITORE.
Gara do të mbahet më 27 Qershor 2024 nga Ora 10:00 dhe do te zgjasë 3 orë ku studentet do t’iu përgjigjen indiviualisht pyetjeve nga Programimi, Algoritmet, Rrjetave dhe pyetjeve Logjike. Kurse 3 orë të tjera duke zgjidhur 2 probleme te ndryshme në grupe të studenteve nga 4 studentë ne grup.
Afati për aplikim deri më: 25 Qershor 2024 ora 16:00
🔗 Linku për aplikim: https://forms.gle/YeUUJKGNERZnWGePA
Þ Gjatë aplikimit bashkangjitni vërtetimin e lëshuar nga institucioni përkatës që jeni student ose ID-në e studentit
📍 Lokacioni I Gares: Universiteti Publik Kadri Zeka në Gjilan, 📍 Salla: B01/B02
Data Gares: 27 Qershor 2024, Ora: 10:00
Þ Gjatë gares të keni një dokument identifikues me vete.
Në garen e studenteve do të zgjedhen tre vendet e para:
– 1000 euro për grup
– 600 euro për grup
– 400 euro për grup
*4 studentë në një grup.
GARA PËR NXËNËS:
Gara për nxënës do të jetë 1 DITORE.
Gara do të mbahet më 28 Qershor 2024 nga Ora 10:00 dhe do te zgjasë 2 orë ku nxënësit do t’iu përgjigjen indiviualisht pyetjeve nga Programimi, Algoritmet, Rrjetave dhe pyetjeve Logjike. Kurse 3 orë të tjera duke zgjidhur 2 probleme te ndryshme në grupe të nxënësce nga 3 nxënës ne grup.
Afati për aplikim deri më: 27 Qershor 2024 ora 16:00
🔗 Linku për aplikim: https://forms.gle/YeUUJKGNERZnWGePA
Þ Gjatë aplikimit bashkangjitni vërtetimin e lëshuar nga institucioni përkatës që jeni nxënës, ne rast mungese te vertetimit duhet te neshkruani Dekarate ne diten e garave.
📍 Lokacioni I Gares: Universiteti Publik Kadri Zeka në Gjilan,📍 Salla: B01/B02
Data Gares: 28 Qershor 2024, Ora: 10:00
Þ Gjatë gares të keni një dokument identifikues me vete.
Në garen e nxënsëve do të zgjedhen tre vendet e para:
– 800 euro për grup
– 500 euro për grup
– 300 euro për grup
*3 nxënës në një grup.
Për më tepër informata, kontaktoni:
📧 [email protected], 📞 +383 280-390-112
GaratUniversitare-SHK-2024
ShkarkoCopyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan