Vlerësimi i stafit akademik nga studentët për semestrin veror 2021/2022

28 Maj, 2022

Të nderuar studentë,

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ju fton që të plotësoni pyetësorin, i cili ka për qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së mësimdhënies dhe mësim nxënies së studentëve. Ju lutem, përgjigjet tuaja të jenë të sinqerta, sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të arrijmë të identifikojmë sfidat e mundshme brenda Universitetit dhe do të bëjmë përpjekje për t’i larguar ato.

Zyra për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi, ju njofton se, nga dita e shtune, datë 28 Maj deri me 12 Qershor 2022, përmes SMU (sistemit SEVC), do të bëhet vlerësimi i stafit akademik (profesor/asistent) nga ana e studentëve, për semestrin veror të vitit akademik 2021/2022.

Manuali – SEVC (Sistemi Elektronik për Vlerësimin e Cilësisë)

 

Ju falënderojmë shumë për bashkëpunimin tuaj!