Koordinatorja e zyrës ERASMUS + në Kosovë, Profesoresha Remzije Istrefi, njëherësh përfaqësues e EACEA ( Komisioni Evropian) ka qëndruar për një vizite monitoruese në Universitetin “Kadri Zeka” të Projektit EUFORIA.
Ajo u takua me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka, Dekanin e Fakultetit Ekonomik Gëzim Tosuni si dhe me zyrtarë tjerë të Universitetit “Kadri Zeka” të cilët janë të ngarkuar me këtë projekt. Në këtë takim u diskutuan të arriturat në projekt dhe vështirësitë që janë paraqitur deri në këtë fazë. Projekti në fjalë është në kuadër të Erasmus +, në partneritet me Staffordshire University.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan