Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë qëndruar për një vizitë ekspertë të infrastrukturës dhe mjedisit të projektit “Vlerësimi i fizibilitetit dhe nevojave për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Kosovë”, i financuar nga European Investment Bank dhe implementuar nga Kosovo Legal Services Company, me SOFRECO në krye të konzorciumit.
Ata fillimisht u pritën nga Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Dr.Techn. Ilir Gjinolli zëvendës kryesues i Këshillit Drejtues në UKZ dhe Prof. Asoc.Dr.Naim Mustafa
Prorektor për buxhet, financa dhe infrastrukturë, ku Rektori ekspertët i informoi për nevojat dhe planifikimet e UKZ-së në aspektin ifrastrukturorë.
Pas këtij takimi ekspertët kanë vizituar hapësirat e Universitetit për tu njohur me infrastrukturën, laboratorët, duke pasur një pasqyrë të plotë të kapaciteteve dhe potencialeve të UKZ-së.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit në fjalë është të mbështesë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për të përmirësuar standardin e infrastrukturës së arsimit të lartë dhe për të mbështetur ofrimin e shërbimeve arsimore në institucionet publike të arsimit të lartë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan