Vendim i menaxhmentit të UKZ-së për organizimin e ligjëratave dhe ushtrimeve
15 Mars, 2021
Menaxhmenti i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, në përputhje me mundësitë dhe kushtet reale të krijuara pas rritjes së rasteve pozitive me Covid-19 gjatë muajit mars 2021 dhe në përputhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01 /63 të datës 11.02.2021 , si dhe në zbatim të “Manualit për mbrojtje nga përhapja e Covid 19”, në mbledhjen e Kolegjiumit të Dekanëve mbajtur më 15.03.2021, ka marrë vendim për organizimin e ligjëratave dhe ushtrimeve në UKZ:
- Ligjëratat në të gjitha programet studimore ku nuk ka kushte për mësim në klasë të organizohen on-line.
- Ushtrimet praktike ose laboratorike, konsultimet, provimet, kolokviumet, etj. të mbahen në prani fizike duke respektuar protokollet përkatëse anti-covid 19.
- Ligjëratat dhe ushtrimet të mos mbahen në të njëjtën ditë.
- Dekanët e njësive akademike të përshtatin oraret mësimore sipas këtij vendimi.
- Personeli akademik dhe administrativ mbi moshën 60 vjeçare, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike, nuk kanë obligim të paraqiten në punë deri në ndryshimin e rrethanave të krijuara nga pandemia. Detyrat e punës nga personeli që i takon kategorisë së të punesuarve si në këtë paragraf, deri në një vendim/njoftim tjetër do të kryhen nga shtëpia.
- Menaxhmenti i UKZ-se obligohet që të marrë të gjitha masat për pajisje me dezinfektues të sallave apo laboratorëve ku do të mbahen ushtrimet praktike/laboratorike.
7.Ky vendim zbatohet nga data 17.03.2021 deri në një vendim tjetër.
Vendim per mesim en UKZ 15.03.2021