Sot në Universitetin “Kadri Zeka”, në udhëheqje të Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka, është zhvilluar takimi i radhës me stafin akademik dhe administrativ të qasur në projektet ndërkombëtare.
Në këtë takim janë zhvilluar diskutime në lidhje me përgatitjet dhe kryerjen e detyrave nga UKZ-ja në projektet ndërkombëtare. Universiteti “Kadri Zeka” është i përfshirë si udhëheqës dhe partner në disa projekte të programit Erasmus+ të Bashkimit Evropian.
Aktivitetet në projektet ndërkombëtare, ku UKZ-ja është përfshirë, priten të vazhdojnë në muajin tetor, ndërkaq disa prej tyre do të shtyhen për kohë të pacaktuar për shkak të pandemisë COVID-19.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan