Të nderuar studentë dhe palë të interesuara,
Ju njoftojmë se Sistemi i Menaxhimit Universitar (SMU) vazhdon të jetë jashtë funksionit, për shkak të operatorit ekonomik përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tij, i cili ka për detyrë që të ofroj funksionalitet te vazhdueshëm të SMU-së.
Si pasojë, përkohësisht nuk po realizohen këto shërbime:
Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues për studimet master;
Fotografimi për regjistrimin e studentëve të pranuar;
Lëshimi i diplomave për studentët e diplomuar;
Si dhe shërbime të tjera që kryhen përmes SMU-së.
Theksojmë se ky problem nuk ka të bëjë me mosfunksionimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, por është një proces zgjidhjeje nga operatori ekonomik përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e SMU-së.
Sapo sistemi të rikthehet në funksion, do t’ju njoftojmë menjëherë përmes kanaleve tona zyrtare.
Faleminderit për mirëkuptimin!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan