Me qëllim të ngritjes së cilësisë në studimet universitare, Universiteti “Kadri Zeka” po implementon me sukses Projektin “Kosovo Developing a Comprehensive System of Evaluation for Academic Staff” koordinuar nga Organizata OPTIMA dhe përkrahur nga Ambasada e SHBA-së. Gjatë takimit të sotëm, të cilin e udhëhoqi Prof. Dr. Sharon Hart, u formua Grupi punues i UKZ-së për të koordinuar zhvillimin e sistemit të vlerësimit të stafit akademik në UKZ. Komisioni do të përbëhet nga anëtarë nga Menaxhmenti dhe nga stafi akademik prej të gjitha fakulteteve të UKZ:
– Xhevdet Thaqi, prorektor për mësim, kërkime shkencore dhe çështje të studentëve,
– Dukagjin Leka, prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar,
– Fitore Malaj, Drejtore e Zyrës për Zhvillim akademik dhe cilësi
– Voglushe Kurteshi, koordinatore në Fakultetin e Edukimit
– Fatmire Krasniqi, Koordinatore në Fakultetin Juridik
– Nexhat Shkodra, Koordinator në Fakultetin Ekonomik,
– Afërdita Ibrahimi, Koordinatore në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike,
– Kastriot Dërmaku, koordinator në Fakultetin e Shkencave Aplikative, dhe
– Luljete Berisha, zyrtare nga ZMJ.
Në vazhdim, pjesëmarrësit e takimit u zotuan që të gjithë anëtarët e Komisionit të marrin në konsiderim dhe të përpunojnë prezantimin e projektit nga Dr.Raoul Arreola lidhur me vlerësimin e punës dhe performancës së stafit akademik. Të gjitha propozimet dhe komentet eventuale do të diskutohen në takimin e radhës i cili do të mbahet më 19 mars 2021 të udhëhequr nga Prof. Dr. Raul Arreola.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan