Vazhdon të jetë i hapuri Konkursi për pranimin e studentëve në studime Master

29 Tetor, 2019

Senati i Universitetit ”Kadri Zeka” në Gjilan në mbledhjen e mbajtur më 28.10.2019, ka marrë vendim që kandidatët të cilët janë të interesuar për aplikim në dy programet master: Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike si dhe programin E-Qeversija, për vitin akademik 2019/2020, konkurs ky që vazhdon të jetë i hapu deri të premten me datë 01.11.2019, t’u lejohet marrja e certifikatës për njohje të  gjuhës, bazuar në Udhëzimin Administrativ (QRK) Nr. 03/2018, deri më 30.06.2020.

Derisa provimi pranues do të mbahet të hënën, më 04.11.2019, ndërsa rezultatet preliminare do të publikohen 04.11.2019, kurse kandidatët të cilët nuk pranohen kanë të drejtë ankese të cilën mund ta paraqesin më, 05-06.11.2019, pas publikimit të rezultateve preliminare.

Kandidatët e pranuar mund të bëjnë fotografimin për regjistrim më 07.11.2019.