Të nderuar mësimdhënës,
në emër timin personal dhe në emër të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ju uroj 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.
U jemi mirënjohës përgjithmonë të gjitha gjeneratave që në kohët më të vështira e kanë mbajtur gjallë arsimin duke edukuar breza të tërë.
Misioni juaj mbetet i shenjtë, prandaj ju meritoni nderim dhe respekt të përditshëm.
Shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie është fuqizimi i dijes.
Rritja e cilësisë në arsim duhet të jetë prioriteti kryesor i angazhimit tonë si mësimdhënës dhe si shoqëri.
Të na shërbej 7 Marsi si frymëzim drejt sukseseve të reja.
Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!
Me respekt,
Prof. Dr. Bajram Kosumi
REKTOR
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan