Urimi i rektorit Prof. Dr. Bajram Kosumi për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

7 Mars, 2022

Të nderuar mësimdhënës, më lejoni që në emër timin personal dhe në emër të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, t’ju uroj 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.

U jemi mirënjohës përgjithmonë të gjitha gjeneratave që në kohët më të vështira e kanë mbajtur gjallë arsimin duke edukuar breza të tërë.

Misioni juaj mbetet i shenjtë, prandaj ju meritoni nderim dhe respekt të përditshëm.

Shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie është fuqizimi i dijes.

Rritja e cilësisë në arsim duhet të jetë prioriteti kryesor i angazhimit tonë si mësimdhënës dhe si shoqëri.

Të na shërbej 7 Marsi si frymëzim drejt sukseseve të reja.

Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!

Me respekt,

Prof. Dr. Bajram Kosumi

REKTOR