Të nderuar studentë, staf akademik e administrativ të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, të nderuar qytetarë,
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja. Kjo ditë e shënuar, e cila vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, simbolizon sakrificën, përkushtimin dhe solidaritetin.
Le të jetë kjo festë një mundësi për të reflektuar mbi vlerat më të mira të njerëzimit, për të forcuar lidhjet me njëri-tjetrin dhe për të ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë.
Uroj që në familjet tuaja të mbizotërojnë gëzimi, paqja dhe harmonia!
Urime Fitër Bajramin!
Me respekt,
Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku
Rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka”
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan