Urimi i Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku me rastin e 7 MARSIT – DITËS SË MËSUESIT

7 Mars, 2025

Të nderuar mësimdhënës,

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ju përcjell urimet më të përzemërta dhe mirënjohjen më të sinqertë për punën tuaj të palodhshme në edukimin e brezave të rinj.

Mësuesi ka qenë dhe mbetet shtylla kryesore e zhvillimit të shoqërisë sonë. Historia e shkollës shqipe është e lidhur ngushtë me historinë e lirisë sonë, ndaj kjo ditë ka një domethënie të veçantë.

Përkushtimi juaj në arsim nuk është thjesht një profesion, por një mision fisnik, që meriton vlerësim dhe respekt të përhershëm.

Rritja e cilësisë në arsim duhet të jetë një përpjekje e vazhdueshme, duke u frymëzuar nga brezat e mësimdhënësve që sakrifikuan gjithçka për dijen dhe gjuhën shqipe.

Le të jetë kjo ditë një nxitje për të vijuar me përkushtim rrugën e dijes dhe edukimit.

Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!

 

Me respekt,

Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku

Rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka”