Të nderuar anëtarë të Këshillit Drejtues, Staf Akademik dhe Administrativ, Studentë të dashur, të nderuar qytetarë,
Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta për paqe, mirësi dhe begati në familjet tuaja.
Kjo festë e shenjtë na kujton rëndësinë e solidaritetit, sakrificës dhe kujdesit për njëri-tjetrin.
Le të reflektojmë mbi vlerat tona, për të forcuar respektin, harmoninë dhe dashurinë ndër njerëzore.
Uroj që këtë festë ta kaloni me shëndet dhe lumturi, pranë familjeve tuaja.
Urime Kurban Bajramin!
Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku
Rektori i UKZ-së
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan