Urimi i rektorit Bajram Kosumi për Festën e Vitit të Ri 2022!

31 Dhjetor, 2021

Të dashur studentë, profesorë, punëtorë të administratës, bashkëpunëtorë, përkrahës dhe dashamirë të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,

Duke përmbyllur vitin 2021, shprehim kënaqësinë tonë për punën që po bëjmë bashkërisht.

Universiteti ynë po zhvillohet drejt misionit të tij.

Viti 2022 do të jetë vit i cilësisë në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Le të besojmë dhe të shpresojmë që të jemi krenarë me studentët, me cilësinë e mësimit dhe me profesorët tanë.

Ju faleminderit për bashkëpunim dhe ju ftoj të ecim drejt sukseseve të reja në të ardhmen.

Duke ju uruar të gjithëve për festat e fundvitit, ju dëshiroj shëndet, lumturi e begati në jetën tuaja dhe të familjeve tuaja.

 

Gëzuar për shumë mote!

Prof. Dr. Bajram Kosumi

Rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka”