Urimi i rektorit Bajram Kosumi për Festat e Nëntorit

26 Nëntor, 2021

Rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi, uron studentët, stafin akademik dhe administrativ të Universitetit dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë për Festat e Nëntorit, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Ditën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Festat e Nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajë për rilindjen e shtetit të Kosovës.

Në këtë ditë të shënuar,  përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

 

Urime 28 Nëntori!

Prof. Dr. Bajram Kosumi

Rektor i UKZ-së