Të nderuar studentë, profesorë, bashkëpunëtorë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot, në këtë përvjetor të madh të historisë sonë kombëtare, kujtojmë me krenari dhe respekt të gjithë ata që me përkushtim dhe sakrificë i dhanë jetë shtetit tonë të lirë dhe të pavarur.
17 Shkurti është një datë që na kujton forcën, guximin dhe qëndrueshmërinë e popullit tonë në rrugën drejt lirisë dhe demokracisë.
Në këtë ditë të shënuar, ne, si pjesë e komunitetit akademik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, shprehim respektin dhe nderimin tonë më të thellë për sakrificat e të gjithë atyre që kontribuuan në realizimin e ëndrrës për një shtet të lirë dhe të pavarur.
Pavarësia e Kosovës është simbol i unitetit, është një udhërrëfyes për të ardhmen, për punë dhe angazhim të palodhur në zhvillimin e vendit tonë në çdo fushë, përfshirë arsimin, shkencën dhe kulturën.
Si institucion akademik, Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar në misionin e tij për të ndërtuar breza të rinj të edukuar dhe të përgatitur për të kontribuar në zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë. Arsimi cilësor dhe shkenca janë themeli mbi të cilin duhet të ndërtojmë të ardhmen e Kosovës, një të ardhme me prosperitet, integrim dhe dinjitet.
Ju uroj nga zemra të gjithë qytetarëve të Kosovës, gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë!
Le të vazhdojmë së bashku rrugën e përparimit dhe zhvillimit, me besim dhe përkushtim për një Kosovë edhe më të fortë dhe më të suksesshme!
Me respekt,
Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku
Rektori i UKZ-së
Urimi i Rektorit Porf. Asoc. Dr. Artan Dërmaku për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan