Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” e ka vizituar KFOR-i Turk

4 Shtator, 2015

U.d. rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” ka pritur në një takim përfaqësues të KFOR-it turk, Major Kurtulus Yilmaz (CIMIC) toger Emrah Yildirim (LMT Gjilan ) dhe Emre Demir (LMT Gjilan).  Ata janë pritur nga  Naim Syla, u.d. rektor në UKZ, Sadik Haxhiu, prorektor për çështje mësimore dhe Vaxhid Sadriu, Sekretar i Përgjithshëm. Rektori Naim Syla, pasi ka njoftuar përfaqësuesit e KFOR-it turk rreth aktiviteteve dhe të arriturave të Universitetit, ka falënderuar Major Kurtulus Yilmaz(CIMIC) dhe bashkëpunëtorët e tij për shërbimin e dhënë në KFOR-in Turk në Kosovë, si një institucion i sigurisë i cili vazhdon të  bashkëpunojë  edhe më tutje me Universitetin tone.

Rektori Syla tha se si Institucion i dijes jemi te hapur gjithmonë për KFOR-in, por edhe për të gjithë të tjerët që dëshirojnë të bashkëpunojnë e të kontribuojnë pozitivisht  këtu.

Ndërsa major  Kurtulus Yilmaz(CIMIC), ka thënë se ndjehet i  kënaqur  me mirëpritjen  dhe gatishmërinë e bashkëpunimit të Universitetit, duke shtuar se ne jemi njerëz që vijmë e shkojmë, por miqësia është ajo që mbetet përgjithmonë.

KFT3KFT2