Universiteti Publik “Kadri Zeka” organizon sesion informues për Programin e Fellowship-it të Teach For Kosova

25 Nëntor, 2024

Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka organizuar një sesion informues për Programin e Fellowship-it të Teach For Kosova, i cili është zhvilluar me sukses dhe ka tërhequr interes të madh nga studentët.

Ky program, i cili u prezantua gjatë sesionit, ofron një mundësi të shkëlqyer për studentët në vitin e fundit të studimeve Bachelor, duke u fokusuar në zhvillimin personal dhe profesional të tyre, si dhe në fuqizimin për të ndikuar pozitivisht në sistemin arsimor dhe komunitetet lokale.

Pjesëmarrësit në sesion patën mundësinë të mësojnë për, trajnimet dhe mentorimin profesional që ofron programi, eksperiencën praktike në projekte të arsimit dhe komunitetit, aftësitë udhëheqëse dhe mundësitë e zhvillimit të karrierës në fusha të ndryshme.

Aktiviteti u adresua kryesisht për studentët e Fakultetit të Shkencave Aplikative, Shkencave Kompjuterike, Shkencave Sociale dhe Fakultetit të Edukimit, të cilët janë afër përfundimit të studimeve Bachelor. Studentët e pranishëm e vlerësuan këtë iniciativë si një mundësi të rëndësishme për të mësuar rreth programit dhe për të marrë informacione të dobishme mbi procesin e aplikimit.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar në ofrimin e mundësive që fuqizojnë studentët dhe nxisin zhvillimin e tyre profesional.