Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Hello Academy of Education. Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ka si qëllim ngritjen e cilësisë në arsim, ndarjen e përvojave akademike dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim profesional për studentët dhe mësimdhënësit.
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Drejtori i Hello Academy of Education, z. Florian Kurteshi. Gjatë këtij takimi, u theksua rëndësia e krijimit të lidhjeve ndërmjet arsimit të lartë dhe atij fillor për të përmirësuar cilësinë e arsimit në Kosovë.
Marrëveshja përfshin disa fusha kyçe të bashkëpunimit, duke përfshirë, mundësimin e praktikave profesionale për studentët e Fakultetit të Edukimit të UKZ-së; Trajnime dhe punëtori të përbashkëta për mësimdhënësit dhe studentët; Zhvillimin dhe ndarjen e metodave të reja në mësimdhënie; Mbështetje për projekte kërkimore dhe inovative në edukim; Aktivitetet e përbashkëta edukative dhe kulturore për nxënës dhe studentë; Shkëmbimi i burimeve akademike dhe digjitale për përmirësimin e cilësisë mësimore.
Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm për UKZ, duke i ofruar mundësi të reja studentëve dhe mësimdhënësve dhe duke kontribuar në zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit arsimor të Kosovës.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan