Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

2 Korrik, 2025

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional.

Qëllimi i marrëveshjes është forcimi i bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndërmjet dy institucioneve, përmes shkëmbimit të përvojave në fushat e arsimit, kërkimit shkencor, organizimit të konferencave të përbashkëta, projekteve ndërkombëtare, si dhe shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve.

Të dy rektorët shprehën vullnetin dhe përkushtimin e tyre për thellimin e marrëdhënieve në funksion të rritjes së cilësisë në arsimin e lartë dhe promovimit të vlerave të përbashkëta ndëruniversitare.