Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, si dhe anëtaren e Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica, kanë realizuar një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku janë pritur në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Në kuadër të kësaj vizite, u zhvillua një takim zyrtar mes Rektorit të UKZ-së Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Rektorit të UAMD-së Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, me ç’rast është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional.
Kjo marrëveshje vjen si vazhdim i angazhimeve të ndërsjella për forcimin e lidhjeve akademike dhe synon bashkëpunimin në rritjen e mobilitetit të stafit akademik dhe studentëve, zhvillimin e projekteve të përbashkëta ndërkombëtare, organizimin e aktiviteteve kërkimore-shkencore si dhe krijimin e programeve të përbashkëta dhe duale të studimit.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve mes dy institucioneve të arsimit të lartë dhe përforcon përkushtimin e përbashkët për të ofruar më shumë mundësi për zhvillim akademik dhe profesional.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan