Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” Prof. Dr. Bajram Kosumi me bashkëpunëtorw, ka pritur në një takim zyrtar një delegacion nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë kryesuar nga Kryetari Akademik Skënder Gjinushi. Në këtë takim UKZ dhe ASHSH kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Dr. Bajram Kosumi dhe Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Skënder Gjinushi than se ndihen të kënaqur që kanë lidhur një marrëveshje të përbashkët.
Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi e falënderoi ASHSH, konkretisht kryetarin, Prof. Dr. Skënder Gjinushin dhe stafin e tij, që sot e vizituan UKZ dhe arritën një marrëveshje bashkëpunimi. Ai tha jemi të kënaqur që të bashkëpunojmë ndërmjet veti që të arrijmë në hulumtime shumë më cilësore në vend dhe arenën ndërkombëtare. Universiteti Publik “Kadri Zeka” pret ndihmesën më të madhe nga Akademia, sikurse edhe ne me forcat tona, me kapacitetet intelektuale dhe hulumtuese që i kemi do të jemi përherë bashkëpunues me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë”, ka thënë pos tjerash Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi.
Ndërkaq, Kryetari Akademik Skënder Gjinushi tha se marrëveshja e sotme, sigurisht është një marrëveshje që parashikon bashkëpunimin në të gjitha fushat, pasi Universiteti mbulon pothuajse të gjitha fushat e dijes, ashtu si dhe Akademia për nga natyra e saj e ka misionin që të promovojë, zhvillojë, të nxis kërkimin shkencor në fushat kryesore të dijes. Arsimi edhe shkenca sigurisht ecin së bashku, pra ndihmojnë dhe mbështesin njëra-tjetrën, në këtë aspekt ka mundësi të shumta për të bashkëpunuar dhe pas arritjes së marrëveshjes do të shkojmë drejt konkretizimit të këtij bashkëpunimi, ka thënë mes tjerash Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Skënder Gjinushi.
Sipas marrëveshjes në fjalë, të dy institucionet do të bashkëpunojnë në të gjitha fushat e dijes, me përparësi shkencat me më shumë interes të përbashkët, për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore, konferencave, forumeve, simpoziumeve etj. Në bazë të kësaj marrëveshjeje përfaqësues të UKZ-së, bazuar në kërkesat nga Akademia e Shkencave, do të përfshihen sipas fushave në komisionet e përhershme shkencore që funksionojnë pranë saj, në njësitë e reja të kërkimit shkencor ngritur pranë saj, etj.
Delegacioni i ASHSH-së i shoqëruar nga menaxhmenti i UKZ-së, kanë vizituar hapësirat e Universitetit, bibliotekën universitare, sallat mësimore, laboratorët dhe kabinetet, për të parë nga afër ambientet ku zhvillohet procesi mësimor.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan