Përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan para menaxhmentit, kanë prezantuar versionin e parë të programit E-learning,që ka pë ka për qëllim përdorimin e teknologjisë për të mundësuar njerëzve për të mësuar në çdo kohë dhe kudo. Profesor Basri Ahmedi përmes projektorit ka paraqitur në pika të shkurtra punën e bërë. Ai ka thënë se E-Learning si software i ri të lejon krijimin e një ambienti efektiv të mësimit, sipas tij E-learning është një qasje e re e cila përmban në vete të mësuarit në njërën anë dhe teknologjinë informative dhe kompjuterët në anën tjetër, është shtrirje e të mësuarit dhe internetit në një vend. Në E-learning janë tre nivele përdoruesish me të drejta të veçanta: Adminstratori, Profesori dhe Studenti të cilët mundë të punojnë në mënyrë të pavarur.
Në E-learning 24 orë ke qasje në ligjërata, studentët mundë të marrin material për mësim dhe po ashtu mund të dorëzojnë detyrat e kërkuara nga profesorët, pranojnë rezultate dhe është komunikim intern, çdo kurs është me çelës për të ruajtur diskrecionin e kursit dhe ka statistikë të centralizuar për gjithë evidencën e provimeve të studentëve. Në E-learning ka qasje të pakufizuar në përmbajtjet mësimore në aspektin kohor dhe hapësinor.
Gjatë prezantimit është thënë se mësimi elektronik është një teknologji qe mbështet mësimdhënien dhe të mësuarit duke përdorur një teknologji web kompjuter, ajo është ura ne mes mësimdhënies dhe mësimnxënies në mënyra të ndryshme. Kjo mënyrë e mësimit përmes E-learnin është vlerësuar mjaft e nevojshme për studentët në veçanti dhe Uniersitetin “Kadri Zeka” në përgjithësi.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan