Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi me një delegacion, po merr pjesë në Forumin e katërt të Rektorëve të Universiteteve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Podgoricë, respektivisht në Universitetin e Malit të Zi.
Me këte rast, Universiteti “Kadri Zeka” është bërë anëtar i Forumit të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë, në këtë Forum po marrin pjesë rektorë dhe përfaqësues të rreth 30 njësive universitare, të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor.
Gjatë Forumit në fjalë, është diskutuar për çështjet aktuale që lidhen me zhvillimin e arsimit të lartë, fushat e shkencës dhe artit, hulumtimit dhe transferimit të njohurive, si dhe rreth planit të përcaktuar për forcimin e integritetit akademik në Forumin e Katërt të Rektorëve. Do të diskutohet gjithashtu për çështjet aktuale të rëndësishme për punën dhe zhvillimin e Universitetit në nivel rajonal.
Po ashtu bisedë e Forumit ishte edhe procesi i Berlinit, që synon të mbështes një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor dhe të përmirësojë bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit, brenda të cilit do të organizohet Konferenca V në Londër deri në fund të majit , 2019.
Procedura e themelimit të Universitetit të Komunitetit të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor fillon pas mbajtjes së Forumit të Parë të Rektorëve në Novi Sad. Deklarata e Universitetit është nënshkruar në Forumin e Rektorit të Dytë në Zagreb. Pjesëmarrësit nënshkruan Marrëveshjen ndërinstitucionale akademike për bashkëpunim, me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit të përbashkët midis anëtarëve të Forumit të tretë të Rektorëve. Kjo Marrëveshje ndërinstitucionale zëvendëson marrëveshjet dypalëshe midis nënshkruesve.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan