Universiteti “Kadri Zeka” pjesë e Samitit të Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit

25 Mars, 2017

Një delegacion i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan në përbërje të Rektorit Bajram Kosumi, Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka dhe Sekretarit të Përgjithshëm Vaxhid Sadriu kanë marrë pjesë në Samitin e Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit.

Në këtë Samit,  Rektori Bajram Kosumi ka takuar disa rektor të Universiteteve si  atë të Universitetit të Sofijes,  Velizara Ivanova Pencheva Rektore në Universitetin Ruse të Bullgarisë, Erhan Tabakoglu Rektor i Universitetit të Trakyas, Rektorin e Universitetit të Çanakkale , Osman Şimsek rektor i Universitetit “Namık Kemal” në Tekirdag të Turqisë, drejtues të Universitetit të Janinës dhe Selanikut të Greqisë si dhe udhëheqës të Universitetit Konstanz të Rumanisë.

Gjatë këtyre takimeve Rektori Kosumi   ka diskutuar rreth mundësisë së bashkëpunimit me këto Universitete në të ardhmen.

341