Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me Future Minds Academy, duke hapur rrugë të reja për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve. Marrëveshja u formalizua nga rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dëramku, dhe Ridvan Aliu, udhëheqës i Future Minds Academy.
Ky partneritet synon krijimin e bashkëpunimeve strategjike dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do të sjellin përfitime për të dyja institucionet. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, studentët e UKZ-së do të kenë mundësi të përfitojnë bursa për studime, qasje më të lehtë në arsim cilësor dhe përvoja ndërkombëtare. Gjithashtu, marrëveshja përfshin mundësi punësimi në tregun amerikan dhe atë kosovar përmes lidhjeve me kompani prestigjioze, si dhe trajnime profesionale në fushën e teknologjisë së informacionit (IT).
Këto trajnime synojnë t’i pajisin studentët me aftësi të avancuara teknologjike, të cilat janë shumë të kërkuara në tregun global të punës. Marrëveshja pritet të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe ndërkombëtarizimin e studentëve, duke i përgatitur ata për sfidat e tregut të punës dhe zhvillimin e tyre akademik.
Kjo iniciativë përforcon angazhimin e UKZ-së për të ndihmuar studentët në përmbushjen e potencialit të tyre dhe në arritjen e sukseseve brenda dhe jashtë vendit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan