Në Universitetin “Kadri Zeka”, ne Gjilan, Rektori Bajram Kosumi së bashku me Prorektorët, Dekanët, Stafin Akademik, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e Parlamentit Studentor, në mënyrë solemne kanë pritur studentët e rinj me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2016/2017. Me këtë rast Rektori Kosumi u ka dëshiruar mirëseardhje studentëve të rinj, duke shprehur bindjen se ata që nga dita e parë do të angazhohen me intensitet të plotë për të nxënë dijet e reja, rrugë në të cilën Universiteti do t’iu ndihmoj me te gjitha kapacitetet e tij.
Paraprakisht, Rektori Bajram Kosumi së bashku me stafin tjetër drejtues, kanë patur takime me stafin e rregullt akademik të Universitetit “Kadri Zeka”, të cilëve u ka prezantuar të arriturat dhe planet për të ardhmen e Universiteti duke e cekur ngritjen e UKZ-së në të gjitha drejtimet e veçanërisht atë të cilësisë në studime dhe krijimin e kushteve brenda Universitetit. Po ashtu Rektori Kosumi u ka uruar punë të mbarë në këtë vit të ri akademik gjithë stafit, duke kërkuar nga ta angazhim dhe përkushtim të mëtutjeshëm në punë me qëllim të rezultateve sa më të mira.
Ndërkohë, Dekanët e Njësive Akademike të Universitetit “Kadri Zeka” së bashku më stafin e tyre, profesorët dhe asistentët, nëpër sallat e caktuar janë paraqitur para studentëve që për herë të parë janë pjesë e Universitetit, duke inkurajuar ata se së bashku do të punojmë që Universitetin “Kadri Zeka”, ta shpiejm drejt sukseseve edhe më të mëdha.
Ndryshe në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ndjekin studimet afër 6 mijë studentë, ndërsa këtë vit, kanë nisur studimet për herë të parë rreth 1000 studentë të rinj.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan