Drejtuesit e Universitetit “Kadri Zeka”, Rektori Bajram Kosumi, Prorektori për Bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka, Sekretari i Përgjithshëm Vaxhid Sadriu, kryetari i Parlamentit studentor Mehmet Zylfiu, zyrtarë administrativë dhe studentët me disa aktivitete kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës. Në oborrin e Universitetit ata kanë mbjellur pemë dekorative dhe lule, njëherësh kanë pastruar ambientin duke mbledhur mbeturinat.
Me këtë rast drejtues të UKZ-së thanë se në këtë mënyrë po tregojmë përkushtimin tonë për një mjedis më të pastër dhe më të pasur me hapësira të gjelbra, andaj sot janë mobilizuar të gjithë për ta shënuar ditën që na kujton se si duhet të sillemi me më shumë përgjegjësi ndaj mjedisit, pra jo vetëm sot por gjithmonë duhet ta ruajmë mjedisin.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan