Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Prof.Asoc.Dr. Bajram Kosumi ka nënshkruar sot marrëveshje ndërkombëtare bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Kastamonias nga Turqia Prof.Dr. Seyid Aydin.
Në kuadër të kësaj marrëveshje njëherësh u nënshkrua edhe një protokol për shkëmbim të studentëve dhe të stafit akademik në kuadër të “Mevlana Exchange Programme Protocol”.
Të dy rektorët shprehën vullnetin e mirë për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin ndër-universitar për themelimin e programeve të përbashkëta për studime në nivelin bachelor dhe master. Gjithashtu në kuadër të marrëveshjes në fjalë, Universiteti “Kadri Zeka” dhe Universiteti i Kastamonias nga Turqia, ndër të tjera, do të mund të shkëmbejnë studentët, stafin administrativ dhe akademik në projekte ndërkombëtare, publikime të përbashkëta, punëtori në tema të ndryshme e fusha të tjera më interes për të dy palët.
Kjo marrëveshje ndërkombëtare është arritur si rezultat i punës që Universiteti “Kadri Zeka” po arrin të krijoj në vazhdimësi me Institucionet arsimore me renome ndërkombëtare.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan