Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka fituar edhe një projekt nga HERAS, “STATELESS PERSONS AND THEIR IMPACT ON UNIVERSITY“, me të cilin projekt UKZ ka aplikuar dhe i cili do të zhvillohet ditët në vazhdim.
Ky projekt është për studentët e Modulit Ndërkombëtar në Fakultetin Juridik të UKZ-së, dy nga ta, Muhamet Kqiku dhe Tribun Dardania, bashkë me asistentin e Modulit Ndërkombëtar në Fakultetin Juridik të UKZ-së, Selim Daku, kanë kontribuar në shkrimin e projektit në fjalë .
Sukseset në implementimin e projekteve ndërkombëtare në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, çdo ditë e më tepër po ngritën gjithnjë në të mirë të studentëve .
UKZ falënderon HERAS qe po ofron mundësi të aplikimit të projekteve të ndryshme, tani edhe në dimensionin social.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan