Universiteti “Kadri Zeka” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Zug

15 Mars, 2017

Rektori  i  Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi dhe Rektorja e Universitetit të Edukimit në Zug Brigit Eriksson – Hotz, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, të dyja palët u dakorduan  që të organizojnë  aktivitete të përbashkëta hulumtuese, aktivitete të përbashkëta  për mobilitet të stafit akademik dhe studentëve, shkëmbimin e iniciativave dhe eksperiencave në hulumtime shkencore , publikime, konferenca seminare, etj..

Në ndërkohë të dy universitetet do të caktojnë nga një përfaqësues i cili do të merret me aktivitete që dalin nga marrëveshja.

Kësaj marrëveshje i paraprijnë  dy vizita të përbashkëta të drejtuesve  të Universiteteve, ku në muajin Maj 2016, Universiteti “Kadri Zeka” ka mirëpritur në një vizitë pune një ekipi të Universitetit të Zug-ut nga Zvicra dhe drejtues të Qendrës Kulturore Shqiptare në Zvicër, ndërsa në muajin dhjetor  2016,  Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”  Bajram Kosumi së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka dhe me Zyrtaren për Marrëdhënie Ndërkombëtare  Luljete Berisha, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Zug të Zvicrës, ku kanë pasur takime të shumta me drejtues të Universitetit atje, me ç’rast kanë arritur të përmbyllin pikat e marrëveshjes në fjalë.