Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ka nënshkruar marrëveshje me Universitetin e Rjekës së Kroacisë. Marrëveshja u nënshkrua në Rjekë, nga rektorët: Arben Dërmaku dhe Pero Lučin, ku ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci Sherifi, e cila ka ndihmuar në vendosjen e këtij bashkëpunimi.
Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Prof.Dr. Arben Dërmaku, tha se “bashkëpunimi do te shtrihet ne fushat e programeve arsimore dhe shkencor, siç është shkëmbimi i informacioneve dhe përvojave në kërkime shkencore”, që për Universitetin “Kadri Zeka” është shumë e rëndësishme”.
Kjo është marrëveshja e gjashtë e bashkëpunimet që Universiteti “Kadri Zeka” ka nënshkruar deri më tash me universitete jashtë Kosovës, përkatësisht me Asociacionin e 20 Universiteteve dhe kolegjeve universitare ”Great Lakes Colleges Association”, në Michigan në SHBA; me dy universitete të Turqisë: të Trakyas dhe të Nigdes; me dy Universitete të Shqipërisë: “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës dhe ” Fan Noli” të Korçës.
Po ashtu, UKZ ka marrëveshje bashkëpunimi edhe me Universitetin “Haxhi Zeka” të Pejës si dhe me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
Universiteti “Kadri Zeka” është institucioni i parë në Kosovë që merr pjesë si partner i plotë në projektin e Bashkimit Evropian, ”Erasmus Mundus GREEN TECH WB”.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan