Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbyllur sot konkursin plotësues të studimeve baçlor për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018-2019.
Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin plotësues të studimeve baçlor, për vitin akademik 2018-2019 do të regjistrojë 666 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.
Vaxhid Sadriu , Sekretar i Përgjithshëm në Universitetin ”Kadri Zeka” në Gjilan tha se procesi i aplikimit dhe pranimit të dokumenteve ka shkuar mirë ashtu siç është paraparë me planin dinamik. “Procesi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, është administruar në mënyrë efikase, dhe nuk kemi pasur ndonjë problem ose parregullsie në procesin e pranimit të aplikimeve të regjistrimit të të dhënave në sistemin elektronik – online”, tha Sekratari Sadriu.
Provimi pranues do të mbahet më 21.09.2018, ora e mbajtjes së provimit pranues dhe salla do të shpallet në ueb faqen e universitetit uni-gjilan.net më datë 20.09.2018, kurse shpallja e rezultateve preliminares do të bëhet, deri më 24.09.2018 ndërsa rezultatet përfundimtare do të bëhen, më së voni, deri më 28.09.2018
Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan